JOQ Albania
Home

Eno Popi martohet live në Top Albania Radio
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 20/04/2016 10:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Surprizat janë të bukura, sidomos kur ndodhin nga njerëzit tanë më të afërt, miq apo familjarë. Megjithatë prapë surpriza ngelet surprizë dhe sado e bukur të jetë për një moment të shtang.

Rasti i gazetarit dhe moderatorit Eno Popi ditën e sotme shkaktoi shumë të qeshura. Shoku i tij më i ngushtë Ledion Liçe, telefonon të dashurën e Enos, Atenën dhe i kërkon live të martohet me Enon.

Ndërkohë Eno nga ana tjetër i zënë ngushtë e ‘kërcënon’ Atenën të mos pranojë, por artistja e Arteve nuk e ka ngrënë kërcënimin dhe ka pranuar.

Domethënë e hëngri Enoja, po e hëngri më keq nga të gjithë live në sy të të gjithëve dhe këtë e mori ‘peshqesh’ nga Ledioni. Nejse nga miqtë e mirë pranohen të gjitha.