Vjen një moment që çdo gjë thuhet sheshit dhe mesa duket këtë ka pritur edhe këngëtari shqiptar i Maqedonisë Shpat Kasapi.
Në intervistën që ai ka bërë në emisionin Elite Zone të gazetares Elita Rudi, i ngacmuar nga kjo e fundit ai ka pranuar që e ka rrahur ish të dashurën e tij.
Në videon e mëposhtme tregohet qartë nga vetë goja e Shpatit, momenti kur ky për herë të dytë e kishte zënë ish të dashurën në tradhti.
"Çfarë pret të bëjë një mashkull, kur e dashura e tradhton? E mora në telefon më tha jam në tjetër vend dhe e kisha përballë me tjetrin për dore. Nuk i rashë shumë, dy tre shpulla.
Në fakt ky është një veprim që do ta bënte pothuajse çdo mashkull shqiptar, por ky bie fjala te Shpati këtu habitemi të gjithë pasi duket shumë qumështor për të rrahur një femër.
Gjithsesi burrëria me femra tregohet nuk pasur faj, prandaj edhe krenohet.