Trafiku në Tiranë është acarues dhe i pa durueshëm në shumë raste, e veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit, kur të gjithë njerëzit shkojnë në punë apo në orën kur të tërë dalin nga puna. Pak minuta më parë në redaksinë e Jeta Osh Qef ka mbërritur një video në të cilën zbulohet një prej shkaktarëve të këtij trafiku të pajustifikueshëm.
Jemi pikërisht, ne, njerëzit e papërgjegjshëm që bëhemi shkak për krijimin e problematikave nga më të ndryshmet në rrugë. Siç mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme, burri me makinën jeshile ka ndaluar pa e prishur terezinë në mes të rrugës, duke penguar lëvizjen e autobusit dhe si pasojë, duke krijuar një varg të gjatë automjetesh që presin të zhvendosen.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko” në Unazë, ndërsa burri gangster i merr punët e tij lehtë-lehtë. Del një herë nga makina, afrohet tek autobusi, diçka thotë, kthehet sërish në makinë, shkon tek autobusi, ndërsa të tjerët presin pas tij në radhë. Nëse dikush arrin ta identifikojë, të komunikojë me policinë t’ia tregojnë ata vendin e ta kënaqin me një gjobë të majme tani, në prag të Vitit të Ri.