JOQ Albania
Home

20-vjeçari nga Shqipëria del live në Facebook dhe kërcënon me armë: Do t’ju vras dhe jo me thikë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 08/12/2016 10:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Capture
Policia belge ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar i cili ka dalë live në Facebook dhe ka kërcënuar dy të rinj belgë se do t’i vriste. Shqiptari kishte ndërmarrë këtë veprim ndaj tyre si hakmarrje, pasi disa ditë më parë vëllai i tij, vetëm 16 vjeç ishte arrestuar nga policia se kishte sulmuar me thikë belgët.

"Unë do t’ju vras dhe jo me thikë. Vëllai im është atje tani, por unë jam ende këtu", ka thënë ai në videon në Facebook ndërkohë që mbante në dorë një armë zjarri.

Belgët këtë video ua kanë dorëzuar autoriteteve. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ninove në të cilën kohët e fundit janë raportuar shumë krime.