Dëshmi të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë në Korçë që tronditi opinionin publik mëngjesin e djeshëm, kur Naum Toshi mbyti fëmijët e tij 4 dhe 6 vjeç e më pas vrau veten.
Është gjyshja e fëmijëve të vrarë, nëna e Marselës nga fshati Kraps i Fierit ajo që ka folur lidhur me krimin makabër, madje ajo shprehet se ishte në dijeni të konflikteve që ekzistonin brenda familjes Toshi.
Ajo tha se nipi i saj 6-vjeçar i tregonte asaj për sherret e prindërve, madje një natë Naum Toshi i kishte lënë fëmijët të flinin në furgon, jashtë banesës pas një konflikti më të shoqen, Marselën.
“Marsela na kishte thënë se nuk e donte më burrin. Djali 6-vjeçar më thoshte ‘prindërit zihen’, madje një natë Naumi i kishte nxjerrë jashtë shtëpisë, dhe ishin detyruar të flinin në furgon”, tha gjyshja e Marselës.