
Pas tragjedisë së ndodhur orët e para të mëngjesit në Korçë, ku një 41-vjeçar vari fëmijët e vegjël dhe më pas veten, një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në Tiranë.
Një grua 50 vjeçe i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e saj në Kombinat. Sipas policisë 50-vjeçarja Q. Xhaferaj jetonte në rrugën e "Qelqit" dhe shkak i kësaj vetëvrasjeje mendohet të jetë depresioni i thellë në të cilin kishte rënë.