JOQ Albania
Home

Aktorja greke Irene Papas: Jam shqiptare dhe Peleponezi ka plot shqiptarë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 05/12/2016 9:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Capture
Ka bërë bujë dhe po qarkullon nga shumë shqiptarë deklarata e fuqishme e aktores greke Irene Papas, e njohur për shkak të rolit të saj në film si Penelopa mbretëresha e Itakës.

Irene ka folur vetë për babain dhe origjinën e saj dhe ka përmendur se është shqiptare dhe se Peleponezi është i mbushur i gjithi me shqiptarë. Irene ka plot 50 vite karrierë dhe ka luajtur në më shumë se 90 filma, në role edhe me aktorin shqiptar Bekim Fehmiu.

"Nëna ime, është esmere si unë. Ajo vjen nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam Shqiptare, ose gjysmë Shqiptare. Peloponezi është përplot me Shqiptarë. Edhe nëna ime, që tashmë është 73 vjeçe, mësonte greqishten. Por tashmë është edhe një shkrimtare, shkruan përralla shumë të bukura”. “Im atë, i cili ishte një profesor i greqishtes, dashuronte shumë natyrën, jetesën e shëndoshë; përçmonte ambientet e ndotura dhe për këtë arsye kishte braktisur kryeqytetin grek. Kishte dy pasione që ditët e sotme ngjajnë të jenë në kontrast: kulturën dhe natyrën. Mbante gjithnjë në një xhep Platonin, e në tjetrin Aristotelin, ose, Shekspirin në një xhep dhe Gëten në tjetrin. M’i vinte pareshtur, Platonin e Aristotelin nën hundë, deri në pikën sa më bëheshin të urryeshëm. Më shpinte shpesh në mal, në ajër të pastër, në tendë. Përçmonte çdo formë pushteti, përfshirë edhe pushtetin fetar. Një herë, u sëmura, por ai refuzoi të më çonte në qytet. Më tha: “Nëse vdes, të varros unë. Kujton se prifti është më i mirë se unë?“, thote Irena.