JOQ Albania
Home

David Bowie: “Unë jam në parajsë”
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11/01/2016 13:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është shuar në moshën 69 vjeçare këngëtari legjendar David Bowie pas një beteje prej 18 muajsh nga një sëmundje kanceroze.

Por ajo që të bën përshtypje është videoja që këngëtari publikon tre ditë para se të vdiste. Në video ai deklaron “shikoni këtu, unë jam në parajsë”.

Ylli britanik ishte një nga artistët më të suksesshëm të shekullit të shkuar.

Albumi i tij i fundit, “Blackstar”, që u cilësua nga producenti i tij Visconti si ‘dhurata para largimit’, u publikua të premten e shkuar, në ditëlindjen e 69-të, edhe pse Bowie ishte parë rrallë në publik muajt e fundit.