Një bodybuilder grek u zemërua aq shumë pas humbjes në një konkurs saqe goditi me shpullë një gjyqtar dhe ka nxjerrë jashtë penisin e tij në shenjë proteste.
Giannis Magos tashmë ishte shpallur fitues i konkursit 100 kg dhe dukej i vendosur për të fituar titullin e "IFBB Diamond Coup 2016" në Athinë në Greqi, por ai nuk u shpall kampion. Kjo e nevrikosi shumë, saqë u tërbua dhe goditi në fytyrë gjyqtarin Armando Marquez duke e përplasur atë në dysheme.
Pas këtyre veprimeve ai ka ulëritur me të madhe, ndërkohë është bërë thirrje që atij t’i jepet dënimi më i ashpër, ndërsa gjyqtari është quajtur një zotëri i vërtetë.