Erman është shqiptari nga Kosova i cili po habit mediat e huaja.
“Njihuni me 5-vjeçarin magnet”, kështu shkruan New York Post në një video të publikuar në Facebook, duke e cilësuar djaloshin si një fëmijë me aftësi magnetike.
“Erman Delic nga Kosova zbuloi vetitë e tij magnetike, teksa po shihte televizor dhe vendosi një lugë në kraharor. Tani Erman mund të fiksojë monedha, pirunj, madje dhe telefona në trupin e tij. Një doktor shpjegoi se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk ka një shpjegim për aftësinë e tij. Mbase ka atë personalitetin magnetik!”, shkruan New York Post në video për aftësitë e djalit nga Kosova.
Videoja ka marrë mbi dy mijë pëlqime, ndërsa komentet janë me qindra. Shumë prej komentuesve shkruajnë se bëhet fjalë thjesht për një djersë më të “ngjitshme” se djersa normale që fikson kështu trupat metalikë pas trupit.