Mëngjesi i sotëm ka nisur me një tragjedi ajrore. Bëhet me dije se një avion me 72 persona në bord është rrëzuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar apo jo.
Sipas mediave të huaja, në avion ndodhej edhe një skuadër futbolli me futbollistë brazilianë. Bëhet fjalë për skuadrën e Chapocoense, e cila do të merrte pjesë në një turne rajonal.
Avioni u rrëzua në rrugën për në aeroportin ndërkombëtar Medellin, ndërsa Kryetari i Medellin Federico Gutierrez tha se ekziston mundësia që të ketë të mbijetuar.
Aeroporti Medellin konfirmoi se avioni, i cili bëri një ndalesë në Bolivi, po transportonte ekipin e parë të futbollit nga Brazili jugor, Chapecoense, për të cilin ishte planifikuar se do të luante të mërkurën finalen kundër Medellin Atletico Nacional.
Momento donde se pierde contacto radar con la aeronave que transportaba al equipo Chapecoense. pic.twitter.com/C59eXyOoEZ
— Andres Felipe Arcos (@AndresFelipe) November 29, 2016