JOQ Albania
Home

Gropa që i mori jetën 18-vjeçarit në Vlorë, flet shoku: Ja çfarë më bëri Kryetari pas vdekjes së Kristit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27/11/2016 23:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Vlorë humbi jetën Kristi Panajoti 18 vjeç. Makina në të cilën ndodhej Kristi BMW X6, ra në një gropë të hapur te ‘’Uji i Ftohtë’’ në Vlorë. Kristi ishte djali i një biznesmeni të njohur në Vlorë.

Sot ndërsa po përcillnin djalin e tyre për në banesën e fundit në Dhërmi, të gjithë familjarët janë ndalur në gropën që i mori jetën Kristit. Mamaja e Kristit tentoi të hidhej duke mallkuar, qarë e ulëritur për ata që ia hapën gropën djalit të saj.

Kurse babai i pafuqishëm nga vdekja e djalit, duke qarë kërcënon se nëse nuk do të futen në burg ata që ia vranë Kristin, do të ishte vetë ai që do t’i varroste në këtë gropë.

Familjarët akuzojnë shtetin dhe firmën që hapi këtë gropë që mori brenda saj Kristin, e cila është e njëjta firmë e Lungomares.

Por edhe shoku i Kristit, pak orë pas varrimit të mikut të ngushtë ka treguar për JetaOshQef se çfarë i ka bërë sot Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, pasi ky i fundit i kishte komentuar në Facebook për vdekjen e Kristi Panajotit.

Ja çfarë tha ai pranë nesh:

Përshëndetje JetaOshQef. Jam një djalë nga Vlora, shok me viktimën e aksidentit, Krsti Panajoti. Kryetari ynë i famshëm para pak minutash hodhi foto të sheshit të flamurit, sapo komentova unë dhe një djalë vetëm për Kristin e shkretë dhe Lungoleshin, me një shpejtësi rrufe u fshinë komentet dhe na u bë bllok. Në emër të shumicës së vlonjatëve e përshëndesim Kryetarin nga ça ka e nuk ça nuk ka.’’