JOQ Albania
Home

19-vjeçarja Lady Diana e Rusisë, humb jetën në një aksident me BMW-në e saj në Zvicër
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27/11/2016 0:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbesa e mrekullueshme e një prej armiqve më të mëdhenj të biznesit të Vladimir Putinit u aksidentua me pasojë vdekjen dhe BMW-ja e saj përfundoi në liqen. Trashëgimtarja Diana Lebedeva, e cila nga miqtë e saj njihej si Lady Diana ishte një nga anëtaret kryesore të rinisë së artë pasanike në Moskë.

19-vjeçarja po udhëtonte me një mik të saj kur makina u largua nga rruga, duke përfunduar në liqenin Lugano në Zvicër.

Gjyshi i saj bankier  59 vjeç u burgos për 11 vjet për evazion fiskal, përvetësim parash dhe përfshirje në dy raste krimininale.

Diana ndodhej në BMW X6 të drejtuar nga miku i saj Yagubov 23 vjeç, djali i një biznesmeni në Azerbajxhan, i cili vdiq gjithashtu.

Aksidenti i tyre ndodhi të enjten dhe vdekjen e konfirmoi Ambasada Ruse në Bernë. Trupat si dhe makina janë gjetur në fund të liqenit, ndërsa mësohet që të dy e kishin mbaruar shkollën së bashku në Zvicër./dailymail