
Para dy ditësh këngëtari 22 vjeçar, Ergi Dini, u nda nga jeta për shkak të një aksidenti me motor.
Ai nuk la vetëm jetën e tij në mes, por gjithashtu edhe ëndrrat dhe muzikën. Ergi kishte gati të përfunduara dy këngë, një prej të cilave do të ishte një bashkëpunim me motrën e tij, këngëtaren Barbana Dini.
Bëhet e ditur se gjithçka ishte gati për të nisur xhirimet, madje mbrëmjen e aksidentit Ergi do të takohej me të motrën për të biseduar për xhirimet e klipit që do të niste gjatë këtyre ditëve, shkruan Express.
Kështu, familjarët do të kujdesen që dy këngët e fundit të Ergit, kënga solo dhe bashkëpunimi me Barbanën të publikohen për publikun duke çuar në fund atë që talenti nga Shkodra la në mes.