Libby Huffer ka në trupin e saj mbi 6.000 tumore të madhësive të ndryshme. Ajo u diagnostikua me Neurofibromatozë të tipit 1, kur ishte 5 vjeç, një sëmundje e rrallë lëkure e cila bën që në lëkurë të dalin tumore të vogla jokanceroze.
Për shkak të pamjes së saj, Libby rrëfen se e ka patur shumë të vështirë të gjejë dashurinë e vërtetë.
Gruaja nga Fort Wayne mendohet se është një nga personat e paktë në botë me këtë sëmundje.
Ajo rrëfen se kur ka qenë në shkollë të mesme të gjithë e tallnin duke i vënë pseudonime të ndryshme, ndërsa në vitin 1993, kur ishte shtatzënë me vajzën e saj, tumoret u shumëfishuan.
44-vjeçarja ka tentuar t’i heqë nëpërmjet operacioneve, por asgjë nuk ka funksionuar sepse tumoret fillonin të rriteshin sërish. Ato i shkaktojnë asaj dhimbje kronike dhe fatkeqësisht nuk është gjetur akoma kura e sëmundjes së saj.