JOQ Albania
Home

Gruas i ikën mendja kur gjen mishin në formën e organit gjenital, e teston për ta parë nëse ishte njerëzor
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17/11/2016 21:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo është ëndrra më e keqe e një dashamirëseje të mishit. Një grua bleu një ushqim tradicional në Gana, por pasi hëngri një pjesë të mirë të ushqimit ajo u përball me një copë mishi mjaft të çuditshme. Nga pamjet duket se i ngjan shumë organit mashkullor gjenital.

Gruaja e quajtur Akosua deklaroi pranë mediave lokale se ishte e uritur dhe kishte shkuar në dyqan të blinte një ushqim tradicional të quajtur Tuo Zaafi të cilin e kishte marrë me vete për ta konsumuar në shtëpi. Pasi kishte ngrënë një pjesë të mirë të mishit, ajo befas u përball me objektin e dyshimtë.

Ajo postoi disa foto në rrjetet sociale dhe reagimi i njerëzve ishte i menjëhershëm. Fillimisht të afërmit e saj i sugjeruan t’ua hidhte qenve, por më pas vëllai këmbënguli që vajza ta raportonte ngjarjen në polici si dhe të bëheshin analizat mjekësore nëse ishte vërtet pjesë nga trupi i ndonjë njeriu. Ndërkohë që procedurat burokratike në Ganë vonojnë disa ditë për të bërë analizat, copa e çuditshme e mishit vazhdon të qëndrojë në frigoriferin e saj, raporton Daily Mail.