
Pas publikimit të listës së 20 njerëzve më të pasur në Shqipëri, për të tretin vit radhazi ky njeri është Samir Mane. I ftuar në “Opinion” në një intervistë eksluzive me Blendi Fevziun, Samir Mane ka treguar akoma më shumë rreth pasurisë së tij.
Ai tregoi për investimet e tij në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Greqi dhe kudo në rajon. Por ndërkohë që fliste për investimet dhe shitjet marramendëse që ai ka bërë, Samir Mane nuk ka ditur se si t’i përgjigjet pyetjes së Blendi Fevziut.
Në momentin që gazetari e pyeti në pasuria e tij ishte 100 milionë euro, 200 milionë euro, 400 milionë euro, ai ka thënë se nuk e dinte realisht, por ishte i pasur mjaftueshëm.