Drejtori i Përgjithshëm i Romës, Mauro Baldissoni, ka punuar për disa vite si avokat në Tiranë, në studion ligjore Tonucci & Partners, degë e studios Tonucci me seli në Romë.
Kjo studio përgatiti aspektet ligjore dhe dokumentet për kalimin e pronësisë së klubit nga familja Sensi tek amerikanët. Baldissoni atëherë ishte beniamini i Av. Tonucci i cili punonte në Romë dhe ia besoi atij operacionin e rëndësishëm të kalimit të pronësisë.
Baldissoni gradualisht u largua nga studio ligjore në fjalë si dhe nga profesioni i avokatit për tu integruar përherë e më shumë në punët e klubit, deri me emërimin si një nga drejtuesit kryesorë të AS Roma.
Baldissoni ka një nostalgji për Shqipërinë edhe Tiranën, të cilën e vizitonte shpesh sapo i jepej mundësia deri përpara se të emërohej drejtues i klubit dhe impenjimet e reja ta pengonin.
Ai ka shprehur disa herë dëshirën të bëjë turne miqësorë me klubin në Shqipëri jo detyrimisht me përfitime financiare kolosale, kjo si pjesë e përhapjes së popullariteti të klubit sa më gjerë. Mauro është një person pozitiv, me humor dhe ambicioz dhe njeh edhe disa fjalë në shqip, kjo falë viteve të shumta që ka punuar në Tiranë.