Edhe pse viti i ri akademik ka filluar, mesa duket universitetet private vazhdojnë të pranojnë studentë të rinj. Kështu, fushata e tyre në media por jo vetëm, është goxha e madhe. Gjithsesi, një njoftim i bërë nga një universitet privat lë shumë për të dëshiruar.
“Filluan rregjistrimet”, shkruhet në njoftimin e bërë në një banderolë të kuqe të vendosur jashtë godinës së universitetit.
Por, çdokush e di që shkruhet “regjistrimet” dhe jo “rregjistrimet”, ndaj kjo foto ka shkaktuar komente të shumta në rrjete sociale.
