Vajzat që janë të fiksuar pas imazhit të personazheve të ndryshme janë të shumta, por rasti i kësaj vajze është disi i veçantë. Ajo është e fiksuar pas kukullës Barbie dhe ka vendosur të shesë veten e saj në ankand për një natë, për një arsye prekëse.
27-vjeçarja, e cila e quan veten Karina Barbie, dëshiron të ndihmojë një nënë beqare, 30 vjeçe, fanse të saj, e cila prej kohësh është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë.
Karina, e cila vishet dhe bën tualet njësoj si kukulla Barbi ka deklaruar: “Kjo është një thirrje për ju, të dashur meshkuj! Unë do të kaloj natën me njërin prej jush, i cili do të shpëtojë miken dhe fansen time Maria Yunina. Për shumë nga ju kjo shumë nuk është asgjë.”
30-vjeçarja Yunina e ka përballur mirë sëmundjen me të cilën është njohur 14 vite më parë, por së fundmi shikimi i saj ka filluar të venitet dhe ajo po humbet kontrollin e trupit të saj.