JOQ Albania
Home

Flet vajza që i përfunduan fotot lakuriq në internet: Ja si u ndjeva kur e pashë veten ashtu
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/10/2016 15:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

2Vajzat shpesh bien pre e hakimeve të ndryshme dhe fotot e tyre intime apo krejtësisht të zhveshura përfundojnë në internet apo në sajte pornografike.

Duke diskutuar në lidhje me këtë temë dhe me mënyrën se si ndihen këto vajza, WinonaK, përdoruese e Reddit ka thënë: “Kur ishim bashkë, ish i dashuri im postonte fotot e mia në një sajt ku edhe meshkujt e tjerë postonin apo i jepnin në këmbim fotot e të dashurave apo grave të tyre. Kur e zbulova këtë gjë që ai po bënte, natyrisht që u mërzita shumë dhe nuk e lashë më të më fotografonte. Fytyrën time e kishin parë shumë persona dhe fotografitë e mia tani qarkullonin kudo në internet”.

Ajo vijon rrëfimin duke bërë me dije se: “Më e keqja ishte se pjesa më e madhe e personave të cilëve ai u kishte dhënë fotografitë e mia ndodheshin në të njëjtin qytet me mua dhe unë mund të identifikohesha lehtësisht. E detyrova që të largohej nga mua, por nuk mund të bëja asnjë gjë për kopjet e tjera të fotove që i kishin shkuar meshkujve të tjerë. Justifikimi i ish të dashurit tim ishte “Nuk mendova se do ta kishe problem”. Mendova ta denoncoja, por nuk do të fitoja gjë”.