Të gjithë do të donim të kishim smartphone-t më të fundit, por shpesh kjo është e papërballueshme për ne. Gjithsesi, me daljen e iPhone 7, Apple sjell një lajm të mirë për ju.
Kompania ka ulur çmimin e pajisjeve të mëparshme për rreth 100 euro në vit. Kështu, tashmë iPhone 6 dhe 6S kanë pësuar një rënie, duke bërë që shumë njerëz të mund ta kenë një të tillë.
