JOQ Albania
Home

Elsoni pyet shkencëtarin Hawking
Shkruar nga: | Publikuar më: 18/10/2016 12:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elson Bajrakurtaj është shqiptari që punon si inxhinier në Londër. Ai mori pjesë në një konferencë në “Imperial College”, ku mbajti leksion shkencëtari i famshëm Stephan Hawking.

Ky i fundit iu përgjigj gjashtë pyetjeve më të mira, ndër të cilat u përzgjodh edhe pyetja e shqiptarit.

Pyetja e inxhinierit shqiptar ishte: “A mendoni që inteligjenca artificiale një ditë do të sundojë botën?”

Ndërsa përgjigja e Hawking ishte: “Kompjuterët e dyfishojnë kapacitetin dhe shpejtësinë e tyre një herë në dy vjet mesatarisht, ndërsa qeniet njerëzore evoluojnë brenda mijëra vjetësh. Në këtë prizëm, mendoj se pas 100 vjetësh, inteligjenca artificiale do ta tejkalojë atë njerëzore. Dhe kur të vijë ajo ditë, unë shpresoj që ata të kenë të njëjtat qëllime me njerëzit”.

Videoja u postua nga vetë shqiptari në Facebook, i cili ndër të tjera shkruan:

Jam absolutisht shumë i nderuar që përjetova këtë moment të mrekullueshëm.