Një mësuese në Teksas të SHBA-ve në përpjekje për të mbuluar historinë e dashurisë me një student ka zbuluar aferën seksuale.
Haeli Wey u arrestua javën e kaluar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy student.
28-vjeçarja e cila është mësuese matematike në një shkollë të mesme në Austin ka kryer rreth 20 herë marrëdhënie me një prej dy studentëve.
Ajo shkoi bashkë me familjen e tij në një udhëtim në Afrikë, ku edhe ka nisur historia.
Ndërsa studenti i dytë thotë se ka pasur marrëdhënie me mësuesen e tij gjatë një ekskursioni.
Mësuesja i ka dërguar SMS një prej këtyre studentëve duke i kërkuar që të fshijë fotot në Instagram dhe të mos ia tregojë asnjërit fotot e tyre.
Pavarësisht se në Teksas lejohet marrëdhënia seksuale në moshën 17-vjeçare, është e palejueshme që mësuesja të kryejë seks me studentët.
Wey u pushua nga puna në fund të tetorit dhe tashmë do të dalë para gjykatës muajin e ardhshëm.