
Megjithëse është një nga moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar, ndryshe nga vipat e tjerë, Alketa Vejsiu jetën private ka vendosur që ta mbajë larg ekranit.
Por, cila është arsyeja e vërtetë që Alketa ka vendosur që mos të ndajë asnjë foto të bashkëshortit dhe fëmijëve të saj me publikun?
Siç moderatorja u është përgjigjur mediave të ndryshme, arsyeja pse ajo nuk del në publik me fëmijët dhe bashkëshortin, është se i konsideron mjaft të shtrenjtë për t’i ndarë me publikun.
Alketa Vejsiu ka 12 vite që është e martuar dhe ka dy fëmijë, vajzën Nicole dhe djalin Lionel.