JOQ Albania
Home

Panama Papers, e përfshirë edhe prezantuesja e Agon Channel
Shkruar nga: | Publikuar më: 07/04/2016 11:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

barbara-durso-albania-2-770x410
Skandali i Panama Papers ka mbërritur edhe tek personazhet e televizionit italian. Kështu, mes 100 italianëve që kanë fshehur pasuritë e tyre në ishujt Sejshell ndodhet edhe prezantuesja Barbara D’Urso, emri i të cilës është publikuar në numrin e revistës “L’Espresso”.

Prezantuesja e njohur rezulton drejtuese e një shoqërie të quajtur Melrose Place LTD, e regjistruar në vitin 2006. Maria Carmela D’Urso, emri i vërtetë i drejtueses së një emisioni në kanalin 5 të Mediaset, është një personazh i njohur tashmë për publikun shqiptar.

Kjo sepse ajo ka drejtuar një seri emisionesh në televizionin Agon Channel, me pronar Francesko Beketin. Ky i fundit akuzohet nga autoritetet shqiptare për pastrim parash dhe evazion parash përmes një skeme mashtrimi me shuma të mëdha.

Në atë kohë flitej se pagesat për Barbara D’Urso arrinin shifra marramendëse dhe nuk dihet nëse ato para të paguara nga Beketi ajo i ka fshehur në parajsa fiskale si Panamaja.