
Gazetari i një televizioni në Shkodër ka shpërthyer në revoltë me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook. Gazetari i dënon pisllëqet që bëhen si në parti, si në këshill, kulturë, sport, fe apo media. Senad Nikshiqi si të vetmen zgjidhje për të dhe familjen e tij sheh largimin me anë të llotos amerikane nga Shkodra e tij dhe nga Shqipëria.
Ky është shkrimi i plotë i gazetarit në Facebook:
Pisllëqe në politikë, pisllëqe në parti, pisllëqe në këshill, pisllëqe në kulturë, pisllëqe në sport, pisllëqe në fe, pisllëqe në media! Të dh..fsha mu në Shkodër që është edhe më keq se një krizë identiteti! Nesër madje në sabah me t’ja fut një aplikim për tek Hillary e Donaldi! Për çdo sekondë që rri në Shkodër aq më shumë më vjen turp! Do të ishte një dështim i madh nëse jam këtu kur vajza ime të nisë e të kuptojë edhe pak.