Pas humbjes së zgjedhjeve dhe largimit përfundimtar nga skena politike Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij u zhvendosën për të jetuar në Austri. Prej vitesh ata po bëjnë një jetë mes Tiranës dhe Vjenës.
Por, ajo çfarë më së shumti bie në sy është vizita e shpeshtë e Fatosit dhe Xhoanës në Tiranë. Ata janë fotografuar ditën e sotme në një lokal në Tiranë, veshur me rroba "casual". Por çifti nuk është vetëm, sepse bashkë me ta në tavolinë është edhe pronari i lokalit.
Megjithatë në media vizita e Fatos Nanos në Tiranë ka ngjallur dyshimet lidhur me qëllimin "e fshehur" të saj, duke marrë parasysh se vitin tjetër vendi u nënshtrohet zgjedhjeve për president.