JOQ Albania
Home

Ky është Ismail Mulleti, shqiptari i përfshirë në skandalin e “Panama Papers”
Shkruar nga: | Publikuar më: 05/04/2016 14:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

mulleti
Personi që shihni në foto është Ismail Mulleti. Ky i fundit është shqiptari i vetëm deri tani, emri i të cilit rezulton në dosjet e skandalit financiar “Panama Papers”.

Mulleti është bashkëpronar në “GFI Technologies”, bashkë me izraelitin Assaf Halkin. Kjo kompani ka fituar koncesionin e markimit të karburanteve në Shqipëri. Kompania në fjalë është një prej atyre që është krijuar në parajsën fiskale të studios ligjore “Mossac Fonseca” në Panama. Shqiptari dhe izraeliti e kanë regjistruar kompaninë e tyre në ishullin Anguilla në Amerikën Qëndrore në maj të 2013-ës.

Mulleti dhe Halkin kanë edhe një kompani tjetër në Shqipëri. Sipas dokumenteve të QKR, ata janë ortakë me nga 45% në kompaninë “IMAH”, me adresë në qendrën e biznesit në rrugën “Murat Toptani”.