
A i keni vënë re çiftet që postojnë vazhdimisht foto në rrjetet sociale, ku duan patjetër të tregojnë se janë “të lumtur”? Në fakt ata nuk janë të tillë.
Të paktën kështu thotë një studim i bërë së fundmi, sipas të cilit çiftet e lumtura postojnë foto së bashku vetëm kur janë në një event apo kur kanë diçka të rëndësishme që ndajnë së bashku. Kjo sepse ata janë shumë të kompletuar dhe e njohin mirë marrëdhënien e tyre, aq sa nuk kanë nevojë për konfirmimin e të tjerëve.
Kështu, në studim thuhet: “Ka një ndarje të dukshme midis çifteve që janë në një lidhje të lumtur dhe atyre që tregojnë në rrjete sociale se janë në një lidhje të lumtur. Ata që janë realisht të lumtur nuk kanë pse ta dëshmojnë një gjë të tillë për t’i mbushur mendjen vetes dhe të tjerëve, thjesht sepse nuk u intereson kjo gjë.”