JOQ Albania
Home

Shtëpi përrallore dhe tejet luksoze, ky është shqiptari fatlum që e zotëron
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/09/2016 12:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shtëpia e Kened Frrokaj duket se ka tërhequr mjaft vëmendjen e njerëzve pas prezantimit të saj në reportazhin “Ma pikturo ëndrrën” në televizionin RTV21 në Kosovë.

Shtëpia 550 metra katrorë ndodhet në fshatin Planqor të komunës së Gjakovës. Madhështia në pamjen e saj ballore të lë përshtypjen se i zoti i saj ka shpenzuar miliona dhe nga detajet kupton se e ka bërë me shumë dashuri dhe përkushtim.

Ngjyra e saj e bardhë nga jashtë kombinon me gjelbërimin e pafund, ajo është rrethuar nga skulpturat e mbretërve ilirë në të dyja anët e saj si dhe 16 shtyllat prej mermeri të stilit klasik të vendosura në pjesë të ndryshme. Po ashtu, nga brenda ajo është mahnitëse, e mbushur me piktura, skulptura dhe shandanë madhështorë dhe mobilie të stilit klasik. Për më tepër shikoni fotot më poshtë.