Të gjithë e dimë e se çmimi i një iPhone 7 është mjaft i kripur. Modeli 32GB kushton plotë 649 dollarë ndërsa versioni 128GB kushton 749 dollarë.
Duke parë se sa është çmimi me të cilin shitet, duke pasur parasysh edhe fitimet e kompanisë e të shpërndarësve, lind pyetja: Sa kushton në të vërtetë ky smartfon? Sa është kostoja e tij e prodhimit? CNN Money ka bërë një listë të detajuar në lidhje me çmimin e çdo pjese të smartfonit, ku rezultati është me të vërtetë mbresëlënës. Në galerinë e mëposhtme do të gjeni të detajuar se sa kushton çdo pjesë e iPhone 7 dhe se sa është çmimi i tij i prodhimit në total.