JOQ Albania
Home

“Vdeksh o baxhellë, lotët e maturantëve të thefshin qafën”, reagon Lindita Nikolla
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06/09/2016 19:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh maturantët po vuajnë dhe disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike, pasi nuk kanë arritur të fitojnë të drejtën për të studiuar në Universitet edhe pse kanë mesatare dhe nota të larta në provimet e maturës.

Shumë denoncime kanë ardhur pranë redaksisë sonë, maturantë të dëshpëruar që kërkojnë zgjidhje dhe nuk janë të paktë në numër, ankesa dhe sharje si asnjëherë tjetër.

Dje ministrja e Arsimit ka postuar disa foto në profilin e saj në Facebook, por ankesat dhe sharjet janë të shumta. Të gjitha këtyre shqetësimeve, Nikolla u është përgjigjur sot duke thënë që të gjithë ata maturantë që janë të pakënaqur mund të bëjnë ankesë.

Ajo ka zhvilluar një takim me rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni pas ankesave të maturantëve për sistemin e ri të përzgjedhjes së degëve dhe pikëve që ata kanë grumbulluar.

Në përfundim të këtij takimi, ministrja Nikolla u shpreh se cilido maturant që ka pakënaqësi për pikët e përllogaritura nga sistemi i ri dhe përzgjedhja e degëve, ka të drejtën të bëjë ankesë. Nikolla ka vlerësuar këtë sistem që aplikohet për herë të parë nga Ministria e Arsimit, si transparent dhe funksional.

“Kemi vënë në funksion një sistem të ri. Cili mendon se i është shkelur e drejta, mund të bëjë ankesë. Në datën 20 shtator do të dalë lista përfundimtare”, ka thënë ndër të tjera ministrja Nikolla pas takimit me rektorin Koni, pa thënë kështu asnjë shpjegim se pse ka ndodhur kjo katrahurë me maturantët dhe si do procedohet.