JOQ Albania
Home

Shikoni si dënohen shoferët e papërgjegjshëm nga vetë qytetarët(VIDEO)
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 31/03/2016 16:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

stop-a-douchebag
Rusia konsiderohet një nga ato vendet ku ligji nuk vlen njëlloj për të gjithë. Kjo arsye i ka shtyrë disa qytetarë që të marrin një nismë civile, duke ndaluar ata shoferë që thyejnë rregullat apo kodin rrugor.

Në veçanti vëmendja është fokusuar tek shoferët, të cilët lëvizin me makinë nëpër trotuare. Siç e shihni edhe në video, këta të rinj kanë zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për t’i “ndëshkuar” disi shoferët e papërgjegjshëm.

Ata kanë dalë në mes të rrugës, duke e bllokuar lëvizjen e këtyre shoferëve derisa këta të fundit të kthehen mbrapsht. Në rast se shoferët do të refuzonin, atyre do tu ngjiteshin disa fletë nëpër të cilat shkruante “shofer i papërgjegjshëm”.

Metodë kjo shumë origjinale për ta aplikuar edhe në vendin tonë, ndoshta titulli “shofer i papërgjegjshëm”,  u kushton më pak  shoferëve tanë dhe ka më shumë efekt se gjobat e përditshme nga policia rrugore.