JOQ Albania
Home

Nga modele e zhveshur, kjo vajzë merr një vendim që ka tronditur Anglinë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/09/2016 18:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vajza e kopertinave Kimberley Miners, sipas autoriteteve antiterroriste të Londrës, është duke planifikuar të largohet nga vendi dhe t’i bashkohet organizatës famëkeqe ISIS. Modelja 27 vjeçare është bërë e njohur pasi pozoi topless në një tabloid britanik dhe prej pak kohësh është kthyer në myslimane, duke shpërndarë propagandë ekstremiste.

Ka qenë vetë Kimberley nga Bradford në West Yorkshire, ajo që ka pranuar se ka kontaktuar me një farë Abu Usamah al-Britani, i cili përdor rrjetet sociale për të gjetur dhe rekrutuar “luftëtare të reja”, e më pas i bind ato që të shkojnë në Siri e të mbrojnë kauzën e Kalifatit.

Kimberly është kontrolluar nga policia dhe i është nënshtruar një programi kundër radikalizmit, në mënyrë që të mos bindet për të lënë shtetin. “Kalova nga një modele rrezëllitëse në diçka krejtësisht ndryshe”, – ka thënë e reja për Sunday Times, e cila ka shtuar se vendosi të konvertohej në myslimane pas vdekjes së të atit.

Kimberley ka thënë se është kundër vdekjeve të dhunshme dhe prerjes së kokave dhe se donte të shkonte në Lindjen e Mesme vetëm për të bërë aktivitete vullnetare.