JOQ Albania
Home

Skandal në politikë, deputetit i del videoja me prostituta
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 04/09/2016 16:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"The Mirror", ka publikuar ditën e sotme një video, përmes të cilës sqaron skandalin rreth jetës private të një deputeti të politikës britanike. Deputeti i cili është vënë në qendër të këtij skandali është laburisti Keith Vaz.

Në videon e publikuar nga "Mirror", deputeti i cili është i martuar dhe me dy fëmijë, po paguan dy prostituta nga Europa Lindore dhe i fton ato në një apartament në Londër.

Ndërkohë në një tjetër përgjim, 59-vjeçari ka ftuar një djalë dhe e paguan për seks. Mediat vendase thonë që Vaz ka dhënë dorëheqjen si deputet, por kjo nuk është e konfirmuar akoma zyrtarisht.