
Para pak javësh, një i pastrehë kishte shkuar në një restorant në Mineapolis për të kërkuar para. Por pronarja, Cesia Abigail Baires kishte një ide tjetër. Ajo i ofroi atij një vend pune.
“E pashë dhe i thashë: pse ju nuk punoni? A e dini se as mua nuk më jepet asgjë falas?”, ka treguar ajo.
Ai tha: "E pra, unë kam shumë vepra penale dhe askush nuk dëshiron të më punësojë”.
Baires tha se situata nuk është e pazakontë në lagjen e saj.
“Ka shumë njerëz që ecin këtu, ka shumë aktivitete të drogës dhe të krimit këtu”, ka shtuar më tej ajo. “Nëse më kërkojnë të holla, unë iu ofroj ushqim”. Ajo e ka punësuar menjëherë lypësin.