Një femër ka telefonuar 911-ën pasi pretendonte se këngëtari Chris Brown e ka kërcënuar atë me armë në shtëpinë e saj. Kështu, policia e Los Angelos po përgatitet të hyjë me dhunë në shtëpinë e Chris Brown, pasi ky i fundit refuzoi t’i përgjigjej thirrjeve të policëve për t’i lejuar ata që të hynin në shtëpinë e tij.
Policia ka mbërritur më herët në shtëpinë e këngëtarit, pasi një grua që besohet se është aktore, telefonoi 911-ën duke pretenduar se është kërcënuar nga Brown. Kështu, policia e ka rrethuar shtëpinë e tij, në pritje që Brown të vetdorëzohet.
Reperi famëkeq gjatë kësaj kohe ka postuar disa video në Instagram, ku pretendon sd është i pafajshëm: “Jam i pafajshëm, u lodha duke dëgjuar këto budallallëqe. Teksa jam gjysëm i fjetur, thjesht zgjohem dhe shoh helikopterë përreth shtëpisë dhe policë. Hajdeni tani, çfarë doni tjetër nga unë tr*pa? Unë kujdesem për vajzën time, punoj. Nuk shkoj me k*rva të shëmtuara. Të q*fsha policinë”, është shprehur ai i revoltuar.