Duket se lëkundjet e tërmeteve nuk kanë ndërmend të ndalen në Itali. Edhe natën e mbrëmshme janë ndjerë të tjera lëkundje sizmike në provincën Askoli Piçeno dhe Rieti di Peruxhia, fatmirësisht pa pasoja.
Sot e gjithë Italia është në zi pasi tërmeti goditi tre ditë më parë pjesën qendrore të vendit. Numri i viktimave ka arritur në 281, të cilëve u jepet lamtumira sot.
Kryeministri Mateo Renzi ka deklaruar se është akorduar një fond prej 50 milionë euro për të përballuar këtë situatë emergjente. Mes viktimave të tërmetit në Itali ishte edhe një emigrant shqiptar nga Roskoveci, Erion Toro, si dhe u plagosën disa të tjerë.