JOQ Albania
Home

Lajmi që po çmend botën, zbulohet planeti që mund të arrihet nga njerëzit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24/08/2016 21:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

teknolkogjiShkencëtarët e Agjencisë Hapësinore Europiane besojnë se kanë gjetur planetin binjak të Tokës.  Ai mendohet se është planeti më i afërt jashtë sistemit diellor, ku mund të ketë formë jete aliene. Bëhet fjalë për një planet të zbuluar në sistemin diellor Proxima, vetëm 4 vite dritë larg Tokës.

Këto zëra u përhapën në të gjitha mediat e huaja ditën e sotme,  duke bërë me dije se do të ketë një "Tokë të dytë" që do mbështesë jetën.

Rreth Proximas, thonë studiuesit, orbiton në distancën e favorshme që mundëson ujë të lëngët një planet shkëmbor, që e kanë pagëzuar me emrin Proxima B. Proxima B është 7.5 milionë kilometra larg yllit  të vet, pra sa 5 përqind e distancës mes Tokës dhe Diellit dhe i duhet pak më shumë se 11 ditë tokësore për të kompletuar një orbitë të plotë, pra viti atje zgjat vetëm 11 ditë.

Kjo distancë e afërt me yllin e vet, thonë shkencëtarët ka pak gjasa që të jetë pengesë për zhvillimin e jetës në këtë planet, pasi Proxima është një yll më i dobët sesa dielli ynë, ndërkohë që planeti Proxima B është 1.3 herë më i madh sesa Toka dhe temperatura në të mund të variojë nga -90 gradë celcius deri në 30 gradë celcius.

Ajo që tundon më fort shkencëtarët është afërsia e planetit. Sipas tyre, teknologjia e nevojshme për të mbërritur në këtë planet mund të ndërtohet brenda një gjenerate.

Tashmë shkencëtarët po shpresojnë që ta studiojnë më shumë planetin dhe të gjejnë jetë atje. Kjo do të thotë se paskemi shpresë për një jetë më të mirë…