JOQ Albania
Home

Stuhia “shkatërron” Tiranën, ja çfarë ka ndodhur në pak minuta
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24/08/2016 17:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kot nuk thonë "vapa ikën me Gushtin". Tirana është mbërthyer pasditen e sotme nga një stuhi, e cila ka shkaktuar trafik si dhe dëme materiale në biznese.

Pothuajse në të gjitha lagjet e Tiranës ka patur  përmbytje, përfshirë këtu "Don Boskon", "Qytet Studentin", "9-Katëshet", "Pallati me Shigjeta", "Komuna e Parisit" dhe shumë zona të tjera në Tiranë.

Vështirësi të mëdha ka patur dhe vazhdon ende të ketë në qarkullim, ndërsa lumi Lana ka dalë nga shtrati.