Miss Gjermania 2015 nuk është më beqare. Bukuroshja Albijona Muharremaj është fejuar me Rexhep Bajraktarin, djalin nga Peja.
Çifti ka ndërruar unazat e fejesës në një ceremoni familjare duke zyrtarizuar gjithçka.
Ata kanë një vit të lidhur, ndërsa disa nga fotot e kësaj dite të rëndësishme ata i kanë ndarë me miqtë e tyre në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.