Rasti i një vajze, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, të cilën mjekët në Shqipëri nuk kanë mundur dot ta identifikojnë, ka ardhur ditën e sotme në redaksinë e Jetaoshqef.al. Rastin e ka denoncuar kushërira e 14-vjeçares së prekur nga sëmundja e palcës kurrizore.
Ajo thotë se vajza e dajës së saj është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë dhe ka nevojë për transplantin e palcës, i cili kushton shumë, ndërsa jeta e saj është në rrezik. Sipas mesazhdërgueses, palca kurrizore e 14-vjeçares që shikoni edhe në foto prodhon shumë pak qeliza, por që edhe ato i shkatërron.
Dikush ishte ofruar fillimisht që ta merrte për kurim në Greqi, por kur kanë parë se operacion i dhe trajtimi ishte shumë i shtrenjtë, ka hequr dorë. Prindërit e vajzës, Lavdie Zykaj nuk janë në gjendje të mirë ekonomike dhe siç mësohet nga rrëfimi i kushërirës, babai i të sëmurës shiti dhe gjakun e trupit të tij për të lehtësuar dhimbjet e së bijës, por nuk ia doli dot ta kurojë.
“Vajza e dajes eshte diagnostikuar me nje semundje te rralle per mjekesine ne Shqiperi dhe ka nevoje urgjente per trasplantin e palces, gje e cila kushton shumë. Kushtet e veshtira ekonomike e detyrojne familjen qe ta lene ate gjendje vajzen e vogel 14 vjecare te vuaje kete semundje qe po i mer jeten. Do tu lutesha shumë te me ndihmonit disi. Jeta e vajzes eshte duke u shuar nese nuk kryhet ky operacion. Dhe pak dite jete i kane ngelur.
Doktorret nuk i venë diagnozë por eshte nje mundesi kjo puna e trasplantit sepse vajzes nuk i reagon fare palca dhe ato shume pak qeliza qe i prodhon i shkaterrohen direkt, prandaj me duhet ndihma juaj te bejme dicka qe vajza te veje diku jashte per te vertetuar se cfare ka saktesisht. Jane pa eksperience ne kete fushe doktoret ketu. Kemi kerkuar ndihme nga shteti ti mundesojne te dale jashte Shqiperise, po askush nuk e vuri ujin ne zjarr se te ishte femija e ndonje politikani do behej urgjent dicka, po kjo eshte femija e nje fshatari te mjere qe mezi ha nje kore buke dhe ato pak gjendje qe kishte ne shpi i shpenzoi neper spitale qe e sjellin verdalle vetem per leke. Atij si ka ngelur me gje. Dhe gjakun e trupit e dha per femijen, po qe nuk kreu as nje funksion.
Po ju dergoj disa analiza shpresoj t’ju bejne pune. Megjithese jan te perkthyera greqisht sepse dikush e mori persiper ta ndihmonte por, kur e pa qe ne spitalet jashte kushton, me vjen keq tha nuk e perballoj dot se kushton shume. Ndaj ju lutem shume te me ndihmoni. Ne nuk disponojme llogari ne banke. Numri i telefonit eshte 0692574853”