Terroristi shqiptar Lavdrim Muhaxheri është gjallë.Kjo vërtetohet nga një foto e publikuar nga simpatizantë të terroristit nga Kosova dhe ISIS.
Kohë më parë është raportuar vdekja e terroristit disa herë, po asnjëherë nuk pati konfirmime nga burime zyrtare dhe as nga familja e tij në Dushkajë.
Express shkruan se Lavdrim Muhaxheri tashmë quhet Abdullah Kosovo dhe cilësohet si një prej përkrahësve më të mëdhenj të ISIS. Muhaxheri bëri bujë vite më parë kur shfaqte me krenari vrasjen e civilëve në Siri me metodat më brutale.
