JOQ Albania
Home

Publikohet traileri i filmit “War Dogs”
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25/03/2016 15:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Capture

Holliwood ka nxjerrë trailerin e filmit "War Dogs", të bazuar në një histori të vërtetë. Aktorët kryesorë  janë Johan Hil dhe Mis Teller, dy të rinj që jetojnë në Majemi, gjatë luftës së Irakut.

Ata shfrytëzojnë iniciativën e qeverisë, që lejon bizneset e vogla të konkurrojnë nëpër kontrata ushtarake të SHBA-së. Pak nga pak ata fillojnë të fitojnë shuma të mëdha parash dhe jetojnë një jetë prej luksi.

Por dy të rinjtë arrijnë majën më të lartë, kur fitojnë një kontratë prej 300 milionë dollarësh, për të armatosur ushtarët afganë. Marrëveshje kjo që i fut në biznes me persona shumë të dyshimtë, ku një ndër to është dhe qeveria e SHBA-së.

Filmi është planifikuar të dalë më datë 19 gusht 2016 dhe pritet të shpërndahet në të gjithë botën. Filmi "War Dogs" bashkon disa bashkëpunëtorë të "Hangover".