Prokuroria ka zbardhur dëshminë e klientit të prostitutave të ish-Bllokut, të cilat u arrestuan ditën e djeshme së bashku me 5 persona të tjerë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se personi me inicialet M.M i ka kërkuar shokut të tij një vajzë për të bërë seks. Ndihma nuk i ka munguar, shoku i tij menjëherë ka marrë në telefon një person tjetër dhe pas disa minutash ka ardhur një automjet me dy persona dhe e kanë marrë në makinë.
Në automjet ka hipur dhe një femër me të cilën M.M ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, në një hotel pranë liqenit artificial.
Drejtuesi i mjetit me iniciale B.N. thotë se Nik Gjonikaj e njeh dhe se ka rreth tre katër muaj që kryen herë pas herë transportin e ndonjë personi, kundrejt pagesës 500 ose 1.000 lekë.
Lidhur me vajzat D… dhe A… ai shpjegon se i njeh nëpërmjet Nik Gjonikajt, dhe se ai i nxirrte këto dy shtetase me persona të ndryshëm, për dreka, darka, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në hotele të ndryshme të qytetit të Tiranës. Panorama.