Një vajzë nga Ukraina pati fatin e keq që të vinte në këtë jetë me një sëmundje të rrallë. Mjekët vajzës së quajtur Yulianna Yussef nga Odesa nuk i dhanë shpresë se do të jetonte, por sot pas 23 viteve ajo jeton ende.
Edhe pse trupi i saj është i mbushur në nishane në pjesën më të madhe të tij, ajo vazhdon e lumtur jetën e saj.
Ajo e kaloi fëmijërinë duke u tallur e përçmuar nga moshatarët pikërisht për shkak të pamjes që kishte lëkura e saj.
“Më quanin dalmate, gjirafë ose lopë”, thotë 23-vjeçarja, e cila sot është më e fortë se kurrë duke jetuar e qetë jetën e saj.