JOQ Albania
Home

Bën seks për herë të parë, 19-vjeçarja përfundon në spital
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/03/2016 15:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humbja e virgjërisë për disa vajza qëllon të jetë diçka e bukur, për disa të tjera moment i vështirë dhe i sikletshëm, ndërsa për 19-vjeçaren Darcey Kelly, raporti seksual për herë të parë, ka rezultuar të jetë fatal.

Ne fakt Darcey vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur Ehlers-Danlos, sëmundje kjo që e bën të jetë aq e brishtë, sa çdo lëvizje i shkakton dhimbje të forta në gjymtyrë.

Momenti më i shëmtuar për 19-vjeçaren ishte kur ajo bëri për herë të parë seks. Nga dashuria që kishte për partnerin e saj, Darcey nuk e mori parasysh sëmundjen dhe pasojat që do të vinin pas këtij raporti seksual.

"Ndjeva një krisje të fortë, ai as që e vuri re pasi shkova menjëherë në banjo me shpresën se do të përmirësohesha. Mirëpo përfundova në spital pasi kisha dhimbje të forta që u përsëritën 20 herë brenda ditës", tha Darcey për "The Mirror"