JOQ Albania
Home

I dërgon të dashurës maskat dhe i vë pistoletën në kokë, ja çfarë i kërkoi asaj që ta lironte
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/08/2016 12:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë vendosi që të dashurës së tij t’i bënte një surprizë shumë të veçantë. Donte t’i propozonte për martesë, por në mënyrën më të frikshme të mundshme. Ai kishte porositur disa njerëz që me maska në kokë dhe pistoletë në dorë të kërcënonin vajzën.

Siç duken pamjet në video, maskat e tërheqin vajzën nga makina dhe e shtrijnë në tokë dukje e kërcënuar me pistoletë në dorë. Ajo nuk reagon dhe u miraton çdo gjë që thonë maskat, sepse ishte në rrezik jeta e saj, por…

Ndërkohë që vajza ishte shumë e tmerruar, ajo sheh të dashurin e saj që qëndronte me unazë në dorë, duke qeshur. Ajo fillon të buzëqeshë e të qajë në të njëjtën kohë përpara të dashurit. Pavarësisht tmerrit, ajo tha "Po". Përndryshe maskat qëndronin akoma aty.