JOQ Albania
Home

Ja kush janë vajzat më të bukura të politikanëve shqiptarë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11/08/2016 18:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mund të ketë shumë, por këto vajza janë bërë pjesë e mediave, dikush për fizikun apo dikush tjetër për një lidhje dashurie.

Kejda Ajazi është vajza e deputetes së PD, Majlinda Bregut, me tipare fizike të bukura që nëna e saj nuk lë rast pa e publikuar në Instagram.

Aleksia Peleshi, vajza e Zv/kryeministrit Niko Peleshi, modelja që çmendi rrjetin me fotot e saj, ajo korri sukses në modeling dhe u bë pjesë e një reviste të njohur italiane.

Një tjetër vajzë që ka pushtuar mediat online është edhe ajo e ministrit Haxhinasto, Eliza  ka arritur të bëhet pjesë e mediave rozë. Eliza gjithashtu ka tërhequr vëmendjen edhe për lidhjen e saj të dashurisë me djalin e ish-ministrit Nasip Naço.

Vajzat e Bamir Topit janë rikthyer në vëmendje pas ceremonisë martesore të Etidës, ku ishin të ftuar shumë njerëz publikë me status.